Atdheu vendosi që t’i jap fund raportit të krijuar brenda shtëpisë së BB VIP Kosova me Julianën, pasi kjo e fundit kishte disa herë që po e përmendte një njohje jashtë shtëpisë.

Juli është shfaqur shumë e lënduar gjatë një bisede me Artën dhe ka thënë se i është prishur loja për një mashkull. Ajo ka shtuar se Atdheu ka ardhur vetëm për lojë.

“Më shumë kam nejt me Atdheun, sepse unë me atë tjetrin nuk kam bashkëjetuar. Më dhemb fakti që kam bërë shumë pas tij dhe në fund e lëndova veten. Janë ndjenjat e mija, është zemra ime. Më dhemb shumë që mu shkatërrua loja për një gjë palidhje. Është faji im se ky vetëm për lojë ka ardhur dhe i kam pasur dyshimet e mija që në fillim. Thjesht, s’është dashur ta lë veten të bie, është dashur të përmbahem”, është shprehur Juli duke qarë.
