Atdheu vendosi që t’i jap fund raportit të krijuar brenda shtëpisë së BB VIP Kosova me Xhulianën, pasi kjo e fundit kishte disa herë që po e përmendte një njohje jashtë shtëpisë.

Xhuliana u mërzit nga ky vendim, ku u shpreh se e kishte të vështirë ta pranonte, por tha se do ta respektojë një vendim të tillë të Atdheut.

Më pas Xhuli u pa duke paketuar rrobat e saj dhe kaq u desh të përflitet se ajo kishte marrë vendimin të largohej.
"Mu shkatërrua loja për një mashkull, inshAllah del sa më shpejtë, nuk dua ta shoh më", i tha Xhuli Artës, e cila po mundohej ta qetësonte.
Megjithatë Xhuli pas bisedës me Artën u qetësua dhe ka vendosur ta vazhdojë lojën edhe më e fortë.
