1 vit më parë seriali “H.O.T” arriti të mblidhte të gjithë shqiptarët para ekranit çdo të diel. Që me episodin e parë, “H.O.T” theu rekord duke arritur miliona shikime në Youtube (1.6 milion vetëm episodi parë) dhe vazhdoi të thyente vazhdimisht duke u bërë një nga serialet më të ndjekur. Sezoni i parë përfundoi në një pjesë kulminante, prandaj që të gjithë shikuesit prej asokohe kanë pritur me padurim nisjen e sezonit të dytë. Xing.al ka mësuar se kasti po punon që së shpejti të sjellë sezonin e dytë, i cili mesa duket do vijë me ndryshime. E duke qenë se ka kaluar 1 vit, vendosëm t’ju sjellim dhe këtë artikull ku ju zbulojmë ç’ka ndodhur me kastin gjatë kësaj kohe dhe ka plot të reja!

Regjisori i serialit Bjordi Mezini sapo përfundoi eksperiencën e tij në “Big Brother VIP”, si një nga personazhet më të spikatur që ra në sy për diplomacinë dhe qetësinë që tregoi në shtëpi.

Në “Big Brother VIP” këtë vit kemi dhe një tjetër person nga kasti i serialit “H.O.T”, Amos Zaharian. Amos është bërë një nga personazhet me të komentuar dhe polarizues, i cili për shkak të deklaratave na kujton dhe rolin e tij në serial, Aleksin.

Ndërkohë që ne presim që në sezonin e dytë të zbulojmë nëse mikja e saj në serial, Lori (rol i luajtur nga Ana Lika) është shtatzënë, surpriza është që Jonida Vokshi është shtatzënë. Jonida gjatë kësaj kohe e kemi parë moderatore në “Big Brother VIP Kosova”.

Një tjetër lajm i bukur vjen edhe nga Margent Çaushi, i cili luante e rolin e Vasillaqit. Që nga përfundimi i serialit, Margenti është bërë baba.

Samuel Vargu, aktori i treshes së famshme 3 Llaqët po angazhohet aktualisht me filmin “Të munguarit” dhe pritet ta shohim dhe në sezonin e dytë të “H.O.T”.

Aktori Ervin Doko konfirmohet që nuk do të jetë më pjesë e serialit. Në përfundimin e sezonit të parë personazhin e tij e lanë në burg së bashku me dy Llaqët e tjerë dhe Danin. Më pas Ervini vitin e kaluar u bë pjesë e lajmeve në portale për shkak se u shpall në kërkim nga Policia e Shtetit. Ai u përfshi në një sherr për një vend parkimi në Tiranë.

Gjithashtu nuk do të jetë pjesë e sezonit të dytë Klea Huta, e cila luante rolin e Norës. Nuk dihet ende nëse Klea do të rikthehet në sezonin e tretë.

Nga Ana Lika gjithashtu kemi të reja sepse aludohet që është e lidhur me regjisorin e serialit, Bjordi Mezinin, për shkak të deklaratës që ky i fundit bëri në Big Brother VIP. Gjithashtu aludimet u përforcuan kur fansat vunë re se Bjordi dhe Ana kanë pozuar me macen e tij, Amma. Nëse ky lajm është i vërtetë, atëherë Bjordi dhe Ana janë çifti i parë i formuar nga kasti.

Irgen Çela ose siç e njohim ndryshe Xhoda vazhdon me rolet e tij në “Portokalli”, gjithashtu është imazh i shumë reklamave të Digitalb dhe shumë projekteve të reja. Së shpejti do e shohim në sezonin e dytë të serialit “H.O.T”, me shumë të qeshura dhe batuta siç ai di të na i dhurojë gjithmonë.

Megi Pojani, e cila luante rolin e Xhenit ishte së fundmi finaliste e “Dancing ëith the stars” dhe tashmë moderator e “Big Brother Fan Club”. Së shpejti Megi fillon punën për sezonin e dytë të “H.O.T”.

Gjithashtu konfirmohet që edhe Inis Gjoni do jetë sërish pjesë e serialit në rolin e Alketës që ka bërë shumë për vete publikun.

Pjesë e serialit në sezonin e dytë do të jenë edhe Kastriot Çaushi, Gëzim Rudi, Erblin Bajko dhe Monika Lubonja, e cila pas mbarimit të xhirimeve të sezonit të parë hyri në “Big Brother VIP” ku ishte një nga personazhet më të komentuar.

Ndërkohë bashkë-producenti i serialit Dritan Huqi pas mbarimit të sezonit të parë të serialit ka ardhur me projekte të reja siç ishte “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” dhe “Luna park”.

Ermal Mamaqi që ka mbarimi i sezonit të parë të serialit “H.O.T” ka vazhduar karrierën si trajnues motivues. Ka ardhur me librin e tij të parë “Në garë me veten”, që ishte libri më i shitur për disa muaj me rradhë dhe ndërkohë po punon për një film dramatik “Të munguarit”, ku merr pjesë edhe vajza e Ilir Shaqiri dhe për filmin “Dy gisht mjaltë 2” që do fillojë xhirimet së shpejti.

Këtë vit seriali “H.O.T” vjen sërish nën autorësinë e Klaudia Brahimaj, autore e sezonit të parë të serialit “H.O.T”, e filmit “I love Tropoja” dhe nga përfundimi i sezonit të parë ka shkruar sezonin e dytë të serialit “H.O.T” dhe filmit “Dy gisht mjaltë 2” që do dalë së shpejti.

Këtë vit kastit të serialit “H.O.T” do t’i shtohen aktorë të tjerë shumë të famshëm në role të reja, të cilët mbeten surprizë për tu zbuluar.
E deri atëherë, ju ftojmë të ndiqni sezonin e parë të serialit duke klikuar në këtë link.
