Mbrëmjen e së shtunës policia e Assisit ka ndërmarr një operacion antidrogë, ku i arrestuar ka qenë dhe një këngëtar shqiptar. Bëhet fjalë për shqiptarin Engjëll Krifa, i cili njihet për karrierën e tij si reper dhe në Itali të gjithë e njohin me emrin e artit Krijel Flexy.

Ai është vetëm 21 vjeç dhe në momentin e arrestimit ishte duke shkuar në Perugia për të mbajtur një koncert. Djali ka qenë me makinë në momentin kur uniformat blu e kanë kapur.

Ndërkohë bëhet e ditur se atij i janë gjetur 42 gramë marijuanë dhe 36 gram hashash. Reperi është dënuar me 5 muaj e 20 ditë burg, por përfitojë dënimin me arrest shtëpie.
Burimi: Panorama




