Nga Shqipëria / E Premte 3 Shkurt 2023, 23:11

Nuk i shkoi në dasmë, Luizi përplaset me Dean: Xheloze, më the pse nuk jam unë nusja

Sfida e rezistencës është shoqëruar dhe me debate nga banorët e "Big Brother VIP". Luizi është përplasur me Dea Mishelin, e cila vazhdon ende të jetë pjesë e lojës.

Sipas Luizit, Dea dhe Amos nuk i shkuan në dasmën me Kiarën për shkak të xhelozisë. Ai zbuloi se Dea i kishte thënë më parë "Pse nuk jam unë nusja".

Luizi: Je xheloze, je gropë komplet, je e vogël. Ja do e shohim nesër në prime.

Efi: Super xheloze je, dy xheloza bashkë (bashkë me Amosin)

Dea: Xheloze se bëtë ju një dasmë në “Big Brother”?

Efi: Dy njerëz morën super vëmendje atë ditë dhe ju nuk morët pjesë në atë lloj vëmendje dhe ti i paske thënë Luizit “Pse nuk e mora unë”.

Luizi: Po më the në tualet pse nuk jam nusja unë

Dea: Po se kisha nga xhelozia m. S’kam nerva të diskutoj fare.

Efi: Nuk di të argumentosh

Luizi: S’ke asgjë, s’di asgjë, veç me la rroba edhe të luash me arush edhe të hash makarona.

Dea: Të kemi ty për të na ofenduar. Je ti për të gjitha.

Luizi: Unë ta them të vërtetën në sy.

Dea: Kur ishe aq i lumtur pse e kishe mendjen te unë?

Luizi: Unë as nuk të llogarita hiç.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)