Nga Shqipëria / E Premte 3 Shkurt 2023, 22:10

Çfarë ndodhi? Atdheu hedh 'bombën': Që nga ky moment unë heq dorë nga Juliana

Mbrëmjen e sotme në prime-in e "Big Brother VIP Kosova" u transmetua një material ku Juliana shfaqej duke folur për njohjen e saj nga jashtë. Ky klip nuk u prit aspak mirë nga Atdheu, i cili mori një vendim drastik.

Konkurrenti hoqi dorë përfundimisht nga Juliana duke i thënë të vazhdojë historinë që ka lënë jashtë.

“Me Julin e kam një sqarim mbas Prime-it, le të vazhdojë historinë jashtë që ka lënë në ditët në vazhdim. Patjetër që nuk ndihem mirë, sepse mendova që është histori e përfunduar, por në video ishte Mbresa duke e ngushëlluar si për gjynah, dua të merrem me veten time. Që nga ky moment unë heq dorë nga Juliana", tha ai i vendosur.

Nga ana tjetër Juliana tha se e respekton vendimin e tij ndonëse i dhemb.

Kujtojmë se dyshja ishin bërë çift në shtëpi duke mos i kursyer puthjet dhe përkëdheljet.