Nga Shqipëria / E Premte 3 Shkurt 2023, 16:04

Mozzik sot hyn në Big Brother Kosova

Spektakli i sotëm në Big Brother VIP Kosova vjen me një surprizë. Reperi i njohur, Mozzik do të futet brenda në shtëpi.

Por ndryshe nga i vëllai Getinjo, i cili ishte banor i shtëpisë, Mozzik do të performojë për banorët, bën të ditur Prive.

Gjithashtu Getinjo dhe Ana do ta performojnë premierë këngën e tyre “Je e vetmja dashuri”, projekt ky që u nis dhe u bë hit sa ishin të dy brenda shtëpisë.

Kujtojmë që vitin e kaluar Mozzik ishte gjithashtu i ftuar në Big Brother VIP Albania, ku takoi dhe mikun e tij Donaldin.