Nga Shqipëria / E Martë 16 Janar 2018, 16:04

Valbona Selimllari shfaqet për herë të parë me fëmijët e saj, shikoni sa janë rritur

Valbona Selimllari edhe pse është një figurë shumë e dashur për publikun shqiptar, ka preferuar që jetën e saj personale e kryesisht fëmijët ti mbaj përherë larg syrit të publikut. Madje shumica as nuk e dinin që ajo është nënë e tre fëmijëve, dy djem dhe një vajzë 3-vjeçare.

Ajo asnjëherë nuk është parë e shoqëruar me fëmijët dhe bashkëshortin, kjo për arsye se ka dashur të ruaj privatësinë e tyre, por mesa duket tani që ata janë rritur ajo ka vendosur që të marrë djemtë si shoqërues në një event e madje të nxjerr edhe foto me ta.

Ajo ka qenë e pranishme në një event ku janë mbledhur shumë Vipa së bashku me dy djemtë Denin dhe Kenin që të themi të vërtetën i ngjajnë jashtë zakonisht shumë mamasë së tyre.

Burimi: Gazeta Express