Nga Shqipëria / E Enjte 2 Shkurt 2023, 20:08

'Është ekonomist', kush është i dashuri i Efit

Efi është shumë e rezervuar sa i përket jetës së saj private pas hyrjes në "Big Brother VIP". Ajo ka përmendur faktin që është e lidhur me dikë jashtë, por nuk ka dhënë detaje. Sot Luizi u përpoq t'i merrte më shumë informacion.

Teksa po bisedonin, Luizi vazhdimisht e pyeti Efin për origjinën e të dashurit të saj, por ajo nuk e tregoi. Efi tregoi se partneri i saj është njeri i qetë dhe se nxjerr më të mirën e saj.

Më herët ajo ka thënë se i dashuri i saj është ekonomist.