Ndonëse Rusia është shumë larg vendit tonë mesa duket rusët e kanë shumë qejf muzikën shqiptare. Si fillim një nga këngët që theu rekord dhe u bë shumë e njohur në Rusi ishte ‘Nëntori’ i Arilena Arës, por ajo nuk do jetë kënga e vetme e preferuar për rusët, pasi një këngëtare tjetër shqiptare ka arritur të ngjitet e para në iTune në Rusi.

Bëhet fjalë për këngëtaren Luar Arani, e cila publikoi muaj më parë këngën e saj të parë pas kaq shumë vitesh mungesë në tregun muzikor. Kënga titullohet ‘Të dy’ dhe është një bashkëpunim me Gon Haziri.
Dhe pse në shqip, kënga është në krye të këngëve më të shkarkuara në iTunes në Rusi. Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja, e cila e ka shpërnda në adresën e saj duke u shprehur se : “Nuk prisja që mëngjesi im të ishte kështu. Faleminderit të gjithëve për suportin”




