Nga Shqipëria / E Enjte 2 Shkurt 2023, 12:12

Mëngjesi pas dasmës, Luizi përgatit buqetë me lule për Kiarën

Mbrëmjen e djeshme Luizi dhe Kiara dhuruan shumë emocione me dasmën që organizoi Big Brother për ta. Çifti më në fund dha edhe puthjen e tyre të parë që publiku mezi e ka pritur.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm, Luizi me tu zgjuar ka vendosur të surprizojë Kiarën.

Ai ka përgatitur një buqetë me lule duke ia çuar tek komodina teksa ajo flinte.