Nga Shqipëria / E Enjte 2 Shkurt 2023, 02:02

Icardi feston fitoren me shqiponjën

Galatasaray po vazhdon me hapa të sigurtë drejt titullit kampion në Superligën turke këtë sezon, teksa ditën e sotme ka arritur të sigurojë një tjetër 3 pikësh të artë teksa ka fituar 3 me 2, me përmbysje ndaj Umraniyesporit.

Ajo që rrëmbeu vëmendjen e golave dhe rezultatit ishte mënyra e festimit të golit të dytë dhe atij vendimtar nga Icardi, i cili pas dërgimit të topit në rrjetë shkoi drejt kamerave ku bëri dhe shqiponjën dy-krenare me duar.