Nga Shqipëria / E Mërkurë 1 Shkurt 2023, 22:10

E zëvendësoi në 'BBV', Balina Bodinaku ka dy fjalë për Zhaklin Lekatarin

Ish-opinionistja e “Big Brother VIP”, Balina Bodinaku ishte sot e ftuar në “Wake Up” ku tregoi si e sheh lojën e banorëve të këtij edicioni (Lexo këtu), por jo vetëm.

Balina dha një koment për Zhaklin Lekatarin e cila e ka zëvendësuar krah Arbër Hajdarit.

"Është pozicion i vështirë. Është kolltuk i vështirë për t’u mbajtur, por Zhakut nuk ia kisha merakun. Është e vështirë të thuash mendimin tënd dhe të kuptosh sa presion ke nga jashtë. Zhaku më ka shkruajtur dhe ka thënë: “Shpresoj të të zëvendësoj denjësisht”", tha ajo.