Nga Shqipëria / E Martë 16 Janar 2018, 15:03

‘Shoqe…? Mbylle gojën se…’ Plas sherri mes Donës dhe Ambrës

Shumë nga personazhet e Big Brother edhe pas mbarimit të lojës vazhduan të ishin pjesë e lajmeve rozë dhe shumica prej tyre për shkak të debateve që vazhduar të ndodhnin edhe jashtë shtëpisë.

Së fundmi dy nga personazhet që janë konfliktuar me njëri-tjetrin janë dy konkurrentet Ambra Muji dhe Dona, të cila kur ishin brenda në shtëpi ra në sy shoqëria e tyre, e cila kishte filluar që jashtë mureve të BB-së.

Sipas informacioneve vajzat janë konfliktuar për një mashkull dhe e para që ka ndezur sherrin ka qenë Ambra, e cila nëpërmjet një statusi në isnta story e ka akuzuar Donën se është fallco dhe se ka aktruar gjatë gjithë kohës në lidhje me shoqërinë e tyre.

“Të kisha shoqe që nga jashtë dhe nuk prisja nga ty këto gjeste, jam e surprizuar nga ti dhe nga aktrimi jot. Bravo vazhdoni kështu siç jeni, e treguat fytyrën kush jeni” ka shkruar ajo.

Ndërkohë nuk ka vonuar shumë dhe përgjigja e Donës që i ka kujtuar dhe një herë se kurrë nuk e ka konsideruar shoqe.

“Shoqeee??? Fjalë e madhe për tu thënë, po mbylle gojën se dukesh më e bukur”- ka shkruar Dona. Se çfarë ka ndodhur me dy ish-banoret është tepër e komplikuar, por të jetë një konflikt real apo një përpjekje e vajzave për të tërhequr vëmendjen?  Kjo mbetet për tu parë.