Olta është zgjuar e mërzitur sot pas ngjarjeve që ndodhën mbrëmë në prime. Ajo u shfaq mes lotësh në oborr teksa u shpreh se ka bërë gabim që ka hyrë në BB. Valbona dhe Maestro shkuan ta qetësonin e teksa fliste me ta, Olta theu filxhanin në përpjekje për të shfryrë nervat.

Olta: Më kanë mërzitur shumë dje. Ngrejnë Efin dhe më ulin mua. Pashë dhe çunin dje, them pse po e vazhdoj këtë budallallëk. Ky është një budallallëk i madh. Kam jetën shumë të bukur jashtë, rri e stresohem këtu, merrem me goditje pafund. Kam kuptuar që jam e keqkuptuar. Nuk e dija që isha kaq e keqkuptuar në shoqëri. Unë kam bërë një jetë shumë të mbyllur. Kam pasur ato 3-4 shoqet e mia që i kam nga 25 vjet që nuk kam nevojë t’i sqaroj dhe më njohin. Tani që kam dal nga rrethi im i ngushtë po shoh që jam e keqkuptuar. Është hera e parë që po përballem me shoqëri të re. kam bërë jetë shumë të mbyllur, nuk kam dal një herë nëpër lokale, nëpër clube. Sot po vë re se jam shumë e keqkuptuar dhe ky është problemi im. Isha shumë e sinqertë tek darka me Efin, besova vërtet që krijova një marrëdhënie. Ndërkohë shoh në video që ajo tallet. U zhgënjeva sepse lashë gjithë sinqeritetin tim. Del Zhaklina dhe thotë ti e manipulove. Për çfarë? Sepse e besova? Unë jam e keqkuptuar. Unë i transmetokam gabim ndjenjat dhe mendimet e mia.

