Nga Shqipëria / E Martë 16 Janar 2018, 14:02

Big Mama rrëfen vështirësitë e operacionit dhe arsyet e ndarjes nga i dashuri

Big Mama prej kohësh ka tërhequr vëmendjen e mediave për shkak të transformimit të saj fizik, ku fal një operacioni humbi peshë në mënyrë drastike. Ajo e ka treguar shpesh herë këtë gjë në intervistat e shumta që ka qenë e ftuar, por në intervistën e fundit këngëtarja ka pranuar që kjo gjë i ndryshoi jetën dhe se ajo ndihet sikur ka rilindur përsëri.

Ajo ka qenë e ftuar në një emision dhe ka rrëfyer diçka më shumë për këtë ndryshim drastik, si dhe ka treguar dhe arsyet e ndarjes nga i dashuri i saj.

“Kam hyrë me këmbët e mia në operacion. Filmova edhe veten, po kisha frikë. I thoja vetes: ‘Po sikur të vdes’? Çdolloj mendimi të vjen në atë moment. Por tani kam rilindur. Më është ndryshuar komplet jeta. E kam lënë cigaren, kam lënë alkoolin, kam lënë ushqimin, kam lënë dashnorin, të gjitha i kam lënë”,ka treguar këngëtarja.

Për sa i përket lidhjes, ajo është shprehur se gjithçka ndodhi për shkak se nuk po gjenin gjuhën e përbashkët me partnerin.

“E përjetova një lidhje, i tregova të gjithëve sepse kjo lidhje ishte më serioze, e dinte edhe familja ime. Ishim në një lidhje gati 1-vjeçare, e pamë që nuk funksiononte, nuk patëm gjuhë të përbashkët, ishim tipe të ndryshme dhe vendosëm t’i japim fund kësaj lidhje”, tha Big Mama.