Nga Shqipëria / E Mërkurë 1 Shkurt 2023, 14:02

Momenti emocionues i Diolës me vajzat që përloti Arbanën, banorët e publikun

Një nga momentet më emocionuese të spektaklit të së martës në "Big Brother VIP", ishte ai mes Diolës dhe vajzave të saj. Fillimisht u transmetua një video ku Diola tregoi peripecitë që ka kaluar pas divorcit duke dhënë edhe një mesazh të fortë për gratë që ndodhen në të njëjtën situatë. 

Më pas në dhomën e surprizave e prisnin tre vajzat e saj, të cilat Diola i përqafoi me lot në sy, një moment që përloti Arbanën, banorët e publikun që po e ndiqte.

Madje Arbana në një moment u shpreh se pika e saj e dobët janë këto momente ku e ka të pamundur t'i mbajë lotët.

Rrëfimi i Diolës: Në fakultet njoha njeriun që dashurova më shumë në botë, njoha Dardanin, nuk ka qenë e thjeshtë sepse kisha gjithë familjen kundër. Ngela shtatzënë, mami tha do zgjedhësh, me ne nuk dihet si do shkojnë punët sepse ne jemi kundër kësaj martese. Në vitin 2008 lindi në Tiranë ajo që më ndryshoi jetën, Bleza. 20 vjeç u bëra mami. Më pas u zhvendosëm në Ferizaj. Asokohë kalova një depresion të lehtë, nuk kisha me kë të flisja, ndërkohë duhet të përfundoja dhe provimet e fakultetit. Më pas u zhvendosa në Prishtinë, u regjistrova në fakultetin e dytë dhe në të njëjtën kohë lindi Enia. Kisha një brengë shumë të madhe sepse me lindjen e vajzës së dytë nuk pashë të njëjtin gëzim në sytë e familjarëve që na rrethonin, për shkak se Enia ishte vajzë. Kjo ka qenë një goditje që ka lënë shumë shenjë tek unë. Një familjar më tha: Po ti bëke vetëm vajza! Gjtaë divorcit më kanë thënë që do më merrnin vajzat. Kur erdha në Tiranë nuk kisha asgjë dhe të gjithën e bëra për të mos humbur vajzat. Isha një grua vetëm me 3 fëmijë. Isha e sigurt që do t’ja dilja dhe ja dola. Vajzat nuk e përjetuan aspak mirë. Vajza e tretë nuk lidhte fjalët. Mendova që ishte momenti për hir të shëndetit të tyre mental të hiqja dorë për një periudhë kohore sa t’ju siguroja një apartament më të madh. Vendosa që vajzat t’i ktheja te babai i tyre. Jam ndjerë shumë e dështuar. Gjurma më merrte në telefon çdo natë dhe kërkonte të vinte te unë, por s’kisha mundësi ta merrja. Më çanin zemrën këto fjalë. Shkoja i takoja çdo javë në Kosovë. Enia është një vajzë që nuk flet shumë, por është shumë e zgjuar. Me të komunikoj me sy. Ja shikoja trishtimin në sy. Nënën nuk e zëvendëson askush. Mbi të gjitha një vajzë në karrierë, e cila divorcohet paragjykohet, i gjithë faji bie mbi të. Quhesh një nënë e papërkushtuar, unë isha nëna e keqe, vetëm sepse përpiqja të gjeja balancën mes karrierës dhe familjes. Në shkurt 2022 pa mbushur 14 vjeç Blezës i doli një kist në vezore. Isha brenda gjatë operacionit dhe më kapi dorën dhe tha: Mami mos ma lësho kurrë dorën. Për vajzat jap jetën dhe nuk kam për t’i braktisur kurrë.