Nga Shqipëria / E Martë 31 Janar 2023, 11:11

'I di shumë gjëra, me një fjali e nxjerr jashtë', familjarët e Efit reagojnë pas deklaratës së Oltës

Ditën e djeshme Olta Gixhari bëri një deklaratë të fortë për Kiarën dhe Efin. Ajo tha se di shumë gjëra për to dhe do t'i nxjerrë avash avash.

"Do i nxjerr të gjitha gjërat që di për Kiarën. Tirana është e vogël. Kam arsenal, di gjëra plot. Edhe asaj tjetrës Efit i kam gjëra, që ajo nuk e ka idenë që unë i di. Atë po të dua, me një fjali e nxjerr jashtë", tha Olta.

Pas ësaj deklarate kanë reaguar të afërmit e Efit, që menaxhojnë Instagramin e banores.

"Besoj se sjellja e Efit kundrejt Oltës dhe çdo gjë që ajo ka thënë vërtetohet me këto pamje të shëmtuara kërcënimi për një vajzë që supozohet të gjykohet për çfarë bën brenda BB jo jashtë, por mbi të gjitha nuk është vegël e një loje të shëmtuar duke goditur jetën personale të banorëve aty brenda", shkruhet në postim.

Kujtojmë që edhe shoqja e ngushtë e Kiarës, Liesa ka reaguar pas deklaratës së aktores. Moderatorja ka publikuar në Instastory deklaratën e saj krahas së cilës ka shkruar: Çfarë di Olta që s’e dikam unë?