Nga Shqipëria / E Martë 31 Janar 2023, 00:12

Jasmina nuk ia kursen Andit: Hajde bre se na lodhe trutë e vogël sa gënjen

Andi dhe Atdheu dikur ishin miq, por sot ata kanë një raport shumë të ftohtë me njëri-tjetrin. Shkak është bërë një takim që Andi ka bërë me Sarën, ish-të dashurën e Atdheut, vetëm pak pasi ata janë ndarë.

Tani Andi dhe Atdheu ndodhen në shtëpinë e "Big Brother VIP Kosova" dhe kanë dhënë versionet e tyre. Mirëpo Jasmina ka kontestuar fjalët e Andit duke shkruar në një koment të faqjes zyrtare të programit se Andi po gënjen.

“Shoqja e Sarës? Hahahaa. Shoqja e Jasminës ishallah që erdhi me Sarën andej. Plus nuk keni qenë veç në lokal, i keni marrë edhe në shtëpi se po shoqja e Jasminës ka postuar në Snapchat. Hajde bre se na lodhe trutë e vogël sa gënjen”, është shprehur Jasmina.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)