Ngjarja e rëndë e 9 marsit të vitit 2014, ku një nënë theri me thikë të tre vajzat e saj është një nga ngjarjet më të tmerrshme që publiku kishte dëgjuar ndonjëherë, më tronditëse ka qenë për babain e vajzave që në një ditë humbi të tre fëmijët e tij. Bashkim Dobrushi ishte babai me banim në Itali, që bashkëshortja e tij masakroi me thikë tre vajzat Simonën, Keisin dhe Sidnyn. Kjo ngjarje tronditi gjithë opinionin publik jo vetëm në Shqipëri por edhe në Itali, ku familja jetonte prej vitesh.

Por pas kaq vitesh, Bashkim Dordushi, tashmë ka nisur një jetë të re dhe shumë shpejt ai do të bekohet më një fëmijë, pasi bashkëshortja e tij e re Afërdita është në pritje të ëmbël dhe shumë shpejt çifti do të bëhet me një djalë.

Më e veçanta e kësaj është se vogëlushi pritet të vijë në jetë më 3 prill, që përkon pikërisht me ditën e ditëlindjes së vajzës së madhe të 49-vjeçari, Simona.
“Do të jetë një djalë, por për mua gjëja më e rëndësishme është që të jetë i shëndetshëm!”-ka deklaruar Dobrushi.

Ai ka qenë i pranishëm në një intervistë në mediat italiane, ku ka falënderuar të gjithë komunitetin e Lecco-s që e ka ndihmuar të përballojë dhimbjen e humbjes së vajzave.

“Muret e shtëpisë sonë në Lecco janë të mbushura me foto të vajzave të mia. Qyteti i Lecco-s është qyteti im dhe Italia është vendi im. Qytetarët e Lecco-s janë bashkëqytetarët e mi. Dua t’i falenderoj dhe dua t’u them se ndihma e tyre ka qenë thelbësore!”-është shprehur ai.


