Nga Shqipëria / E Hënë 30 Janar 2023, 21:09

Agim Doçi: Luizi përpiqet të më imitojë, por unë jam i paimitueshëm

Poeti dhe autori i këngëve Agim Doçi ka bërë një koment për Luizin teksa ishte i ftuar në emisionin "Impact". Ai tha se e njeh këngëtarin që kur ai ishte fëmijë dhe se vjen nga një familje e varfër.

Sipas Doçit Luizi përpiqet të imitojë atë në të gjitha veprimet që bën por ai është i paimitueshëm.

"Luiz Ejllin e kam njohur kur ka qenë 11 vjeç. 14 vjeç, 17vjeç, 18 vjeç diplomat shqiptar në Paris, Pse vetëm nga lidhja e krushqisë. Kush e ka meritu, Luizi vajzën e Jozefinës apo vajza e saj Luizin. Luizi rrjedh nga një familje e varfër shqiptare që ka revoltën e vet me shpërthy dhe ai ka arrit deri aty sa në të gjitha veprimet do të imitojë Agim Doçin. Unë jam i paimitueshëm. Më imiton në çdo gjë", ka thënë ai në "Ora News".