Nga Shqipëria / E Hënë 30 Janar 2023, 19:07

Kënga e Butrintit në sfond, Efi pyet Kiarën: Të jep ndonjë ndjesi?

Ditën e sotme Vëllai i madh i ka vendosur banorëve në sfond këngët e Butrint Imerit dhe sigurisht një vëmendje e madhe ishte tek Kiara dhe reagimi i saj. Kjo e fundit vazhdoi të shijonte muzikën e të kërcente.

Madje në një momente teksa ndodheshin në lavanderi, Efi e pyeti Kiarën nëse i jepte ndonjë ndjesi. "Bezdisesh ma merr mendja", vazhdoi Efi ndërsa Kiara e mbylli bisedën me një "Jo, jo".