
Babai i Ledianit, koreografi i njohur, Pëllumb Agallijaj ka folur së fundmi për lidhjen e Ledianit me Elhaidën. Teksa ishte i ftuar në “ABC e Mëngjesit”, gjatë një lidhje “Skype”, ai ka treguar se nuk e ka takuar ende këngëtaren.
Ai theksoi se çdo prind dëshiron ta shikojë fëmijën e tij të jetë i lumtur.
“Nuk ka natë që mos të flasim bashkë. Veprimi i tyre është mes tyre dhe unë nuk mund të ndërhyjë në këtë muhabet. Është dëshira e tyre dhe unë nuk ndërhyjë mes tyre. Me thënë të drejtën çdo prind do që ta shoh fëmijën e tij të lumtur. Me thënë të drejtën, unë nuk kam pasur asnjëherë kontakt, ka inçizuar disa klipe, është këngëtare shumë e mirë me vlera artistike jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për botën. E kam shumë të vështirë, të jap mendim për këto gjëra se i zgjidh vetë rinia”, u shpreh Agallijaj.