Tashmë është zyrtare se Era Istrefi dhe Faton Shoshi i kanë dhënë fund një herë e mirë marrëdhënies së tyre profesionale dhe personale.

Menjëherë sapo qarkulloi lajmi se mes tyre kishte disa problem ishte vetë Shoshi ai që e pranoi publikisht se me Erën çdo gjë kishte marrë fund dhe se ajo nuk ishte më pjesë e ‘Nesër Music’.

I ftuar në Prive ai ka treguar dhe arsyet se përse bashkëpunimi i tyre mori fund. Sipas menaxherit të njohur ai dhe Era filluan të mos merreshin vesh dhe i dhanë fund bashkëpunimit për të parandaluar thellimin e problemeve.

Ai ka rrëfyer se madje Era kishte bërë dhe disa bashkëpunime me emra të njohur të muzikës botërore por këto bashkëpunime nuk do të publikohen asnjëherë. Njëri ndër tyre është një këngë që Era ka bërë me Sian që sipas Shoshit nuk do publikohet asnjëherë për audiencën.

Pavarësisht të gjithave ai ka treguar se nuk ka ndërmend ti bllokojë veprimtarin muzikore këngëtares për hir të adhuruesve dhe skenës muzikore shqiptare, duke konsideruar projektet e realizuara në kohën e tyre si historike për skenën e muzikës.


