Banorët e BBV janë mbledhur të gjithë bashkë për t'ju përgjigjur disa pyetjeve anonime. Pyetja për Kiarën ishte: A mendon se ke rënë në dashuri?

"Deri diku", u përgjigj Kiara, deklaratë e cila e gëzoi Luizin, i cili u çua në këmbë duke qeshur.

Një pyetje tjetër për Kiarën ishte: Pse nga gjuha e trupit dallohet që nuk ke ndjenja për Luizin ndërsa me fjalë thua gjë tjetër?

"Ndoshta keqkuptohet se unë jam pak natyrë e ftohtë. Jam natyrë pasionante, por nuk dua ta shpreh pasionin në sy të të gjithëve", tha Kiara.
