Poeti dhe autori i këngëve Agim Doçi i ftuar në emisionin "Impact" ka treguar se Luiz Ejllin e njeh prej vitesh. Sipas Doçit, Luizi po përpiqet ta imitojë.

Agim Doçi: Luiz Ejllin e kam njohur kur ka qenë 11 vjeç. 14 vjeç, 17vjeç, 18 vjeç diplomat shqiptar në Paris. Pse? Vetëm nga lidhja e krushqisë. Kush e ka meritu, Luizi vajzën e Jozefinës apo vajza e saj Luizin? Luizi rrjedh nga një familje e varfër shqiptare që ka revoltën e vet me shpërthy dhe ai ka arrit deri aty sa në të gjitha veprimet do të imitojë Agim Doçin. Unë jam i paimitueshëm. Më imiton në çdo gjë.
