Nga Shqipëria / E Hënë 30 Janar 2023, 00:12

Monika tregon mesazhet me Ilirin dhe janë plot zemra

Monika Kryemadhi ishte e ftuar mbrëmjen e të dielës në "Zemër Luana", ku gjatë sfide duhet të tregonte bisedën e fundit me bashkëshortin, Ilir Metën.

Pa ngurruar, Monika hapi Whatsapp-in dhe tregoi bisedën mes tyre, ku nuk mungonin emoji-t me zemra nga ana e Metës.

Iliri: Ku ike (emoji zemër)?

Monika: Tek Luana se kemi regjistrimin

Iliri: Sh mire Forca (emoji zemër)

Gjithashtu Luana e pyeti Monikën si ia kishte vendosur emrin Ilirit në telefon dhe ajo tregoi se ia ka patur me emoji zemre, por duke ndryshuar numra i ka mbetur: Iliri WhatsApp.