Deklarata shokuese e aktores së njohure me origjinë shqiptare Eliza Dushku, se është abuzuar seksualisht me të në moshën 12 vjeçare, ka shkaktuar shumë reagime në Hollywood.

Ajo akuzoi ish koordinatorin e dublantëve, Joel Kramer, se kishte abuzuar seksualisht në të në vitin 1994 në setin e filmit ‘True Lies’ pjesë e të cilit ka qenë edhe aktori i njohur Arnold Schwarzenegger.

Aktori ka reaguar për këtë ndodhi dhe është shprehur i shokuar për këtë ngjarje, ai gjithashtu ka treguar se ndihet shumë krenar për Elizën dhe kurajën e saj për të treguar këtë skandal.

“E sigurt që diçka do të bënim (po ta dinim). Jam i shokuar dhe i trishtuar për Elizën, por edhe krenar. Përveçse është një grua e talentuar, e mrekullueshme, është kaq kurajoze”,-ka shkruar aktori i njohur në Twitter.

Ndërkohë Joel Kramer ka mohuar të gjitha akuzat duke u shprehur se asnjëherë nuk ka tentuar ta preki Dushkun, e se madje nuk kanë qenë bashkë në asnjë dhomë hoteli.


