Nga Shqipëria / E Martë 16 Janar 2018, 12:12

Reagon Kamela Islamaj për lajmin e shumëpërfolur: Nuk jam fejuar dje por...

Pasi këngëtarja Orgesa Zaimi publikoi në adresën  e saj se Kamela Islamaj  ishte fejuar, menjëherë ky lajm u përhap në të gjitha mediat online. Në foton e publikuar nga Orgesa shfaqësh dora e Kamelës së bashku me një unazë dhe përmbi të kishte shkruar “ Gjejeni kush është fejuar”.

Por edhe pse të gjithë menduam se Kamela u fejua dje, në fakt një gjë e tillë nuk është e vërtet dhe këtë gjë e ka treguar vetë këngëtarja në një intervistë në  ‘Chaud Patate’ në Energy Radio, ku rrëfeu se në fakt ajo dhe i dashur i saj DJ italian Truman janë fejuar që para tre vitesh, por unaza erdhi pak me vonesë, pikërisht dje.

“Megjithatë, mesa duket Orgesa është ekzaltuar shumë nga ardhja e unazës dhe e ka publikuar në rrjetet sociale.”,- u shpreh Kamela.

Epo pavarësisht kohës se kur është fejuar rëndësi ka që Kamela dhe i dashuri i saj kanë bërë një hapë të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre dhe shumë shpejt po presim që ti japin fund një herë e mirë beqarisë.