Nga Shqipëria / E Shtunë 28 Janar 2023, 23:11

Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’/ Ja cilët banorë dënoi ai

Mbrëmjen e sotme Maestro u caktua nga Vëllai i Madh që të hapte Kutinë e Pandorës. Në kuti ishte vendosur dëshira e Armaldos dhe një dënim për banorët.

Në zarfin e bardhë shkruhej që Big Brother mundëson dy bileta Vip për Armaldo Kllogjerin për të parë ndeshjen e Shqipërisë në Europian. Ndërsa në zarfin e zi, thuhej se Armaldo duhet të zgjidhte katër banorë të cilëve do iu hiqte të drejtën për të nominuar sonte.

Armaldo i hoqi të drejtën e votës Valbonës, Diolës, Nitës dhe Bjordit. Ai tha se kjo zgjedhje thjesht i erdhi për momentin.