Roza Lati dhe mamaja e saj aktorja e njohur Rita Lati e kanë treguar gjithmonë dashurin dhe marrëdhënien e mirë që kanë mes njëra-tjetrës. Ato në intervista të shumta kanë rrëfyer se kanë një raport si shoqe më shumë se sa nënë e bijë.

Për këtë gjë Roza është shprehur se shpesh herë i kërkon mendime mamit për sa i përket pamjes së saj ose zgjedhjeve të ndryshme që bënë në jetë.

Por mesa duket këtë herë Roza nuk e ka pyetur mamanë e saj për veprimin që ka bërë dhe për këtë gjë i ka kërkuar falje publikisht.

Në një foto të postuar në instagram ajo ka shkruar : “Më fal mami, preva flokët pa lejen tënde”, ka shkruar bukuroshja teksa pozon para aparatit e veshur me një fustan të kuq të mëndafsh.

Me shumë siguri Rita do ja fal, duke qenë që ky look i shkon shumë prezantueses së njohur.


