Pak ditë më parë Olta dhe Efi kishin një darkë sqaruese ku folën gjerë e gjatë me njëra-tjetrën për të qetësuar gjakrat mes tyre. Së fundmi gjatë një bisede me Valbonën, Xhonin dhe Bjordin, aktorja u shpreh se është pajtuar me Efin vetëm për hir të lojës.

Olta tha se nëse dikush nga jeta jashtë i drejtohet asaj në të njëjtën mënyrë, ajo nuk e sheh më kurrë me sy. Aktorja shtoi se atmosfera e darkës, pra e gjithë përgatitja dhe qirinjtë, ndikuan në qetësimin e raportit të tyre.

Nga ana tjetër, kujtojmë se Efi i tha Luizit se nuk "manipulohet" nga Olta.
