Marrëdhënia mes Diolës dhe Luizit nuk është aspak e mirë. Së fundmi gjatë një bisede me banorët Luizi është shprehur se ajo është versioni më i keq i Oltës.
Luizi: Ajo është versioni më i keq i mundshëm i Oltës
Olta: Unë jam super gocë

Sipas tij, Diola po merr zemër nga disa prej banorëve të cilët e kanë mbështetur pasi qau pak ditë më parë. “Ka marrë zemër kjo mashtruesja”, u shpreh Luizi.

Nga ana tjetër Bjordi e kundërshtoi mendimin e Luizit dhe tha se vetëm mashtruese që nuk është Diola. Ai i tha Luizit që nëse ka një mendim për të, t’ja thotë në sy.
