Nga Shqipëria / E Shtunë 28 Janar 2023, 15:03

Këngëtarit të njohur i grisen pantallonat në pjesën intime mes koncertit

Ish-anëtari i grupit One Direction, Harry Styles ka pësuar një incident në koncertin e tij të fundit. Harry këndoi “Music for a Sushi Restaurant” për audiencën e tij në Inglewood, Kaliforni, por kur u ul në gjunjë iu grisen pantallonat.

Pasi bëri një fytyrë ‘të tronditur’ para turmës, 28 vjeçari e menaxhoi situatën më sportivitet ku e përfundoi performancën me një peshqir duke mbuluar grisjen.