C’est la vie mbylli sezonin e tij të parë me shpalljen e dy fituesve, këngëtarit Lind Islami dhe Krist Karkanaqe. Por aty ku të gjithë menduam se gjithçka përfundoi, ditën e djeshme u dha edhe puntata e përgatitur enkas ku konkurrentët ishin përball njëri tjetrit.

Një nga momentet që tërhoqi dhe më shumë vëmendjen ishte kur këngëtarja Big Mama e ndërpriste vazhdimisht Marinën deri sa ajo nuk mbajti më dhe i ktheu një përgjigje që se priste.

Këngëtarja vazhdimisht ndërhynte duke thënë ‘ndjekim insertin’ dhe në një moment prezantuesja i është kthyer: “Ty do të të pushojë nga puna, qepe gojën”.

Duket që këtë gjë Bigu e ka marr si një batutë nga ana e Marinës, pasi ajo ka vazhduar me komentet e saj plotë humor gjatë gjithë spektaklit.


