Nga Shqipëria / E Shtunë 28 Janar 2023, 12:12

Melisa bëhet pjesë e Big Brother VIP Kosova

Melisa nuk e ka ndalur aventurën e saj televizive vetëm me "Përputhen", por pas programit të dashurisë dhe pas "Dance Albania", tani do e shohim në "Big Brother VIP Kosova".

Melisa ka hyrë mbrëmë si konkurrentja më e re në shtëpinë e famshme. Në klipin prezantues ajo u shpreh se do i sjellë shtëpisë shumë pozitivitet, por edhe debate.

Melisa theksoi se është shumë luftarake dhe moskokëçarëse.