Nga Shqipëria / E Hënë 15 Janar 2018, 18:06

Anxhela Peristeri rrëfen historinë komike: Unë dhe Sinan Hoxha të mbyllur në një dollap

Dihet tashmë që këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri dhe këngëtari Sinan Hoxha e kanë pranuar disa herë që janë miq shumë të mirë. Ata shihen shpesh në koncerte jashtë shtetit duke kënduar së bashku, e madje në një nga këto koncerte ka pasur dhe një situatë shumë komike mes tyre.

Anxhela Peristeri ka qenë e ftuar ditën e djeshme në emisionin e Roza Latit 'Why not?' ku ka rrëfyer disa gjëra për veten e saj dhe për karrierën. Ajo madje ka treguar dhe një histori shumë komike mes saj dhe këngëtarit të njohur Sinan Hoxha, kur ata kishin qenë në një koncert në Amerikë dhe ishin gjendur në së bashku brenda një dollapi.

“E gjetëm dollapin bosh dhe hymë. Faktikisht në Amerikë nuk lejohet duhani, askund në ambientet e brendshme. Jashtë ishte -17 gradë celcius. Kështu që ne të dy gjetëm një dollap që ishte i hapur lart në tavan dhe hymë atje e pimë një cigare aty”,- rrëfeu këngëtarja duke qeshur.