Endri Çekiçi ka folur për herë të parë rreth thashethemeve të kohëve të fundit për një romancë me Megi Pojanin.

Futbollisti ishte i ftuar te “S’e kam me ty” ku tha se për momentin statusi i tij është “complicated” (i komplikuar), pra që gjërat në lidhjen e tij nuk po shkojnë dhe aq mirë.

Më tej ai u pyet se kujt ia dedikon golat me shkronjën M dhe Endri tha se mamit, emri i të cilës fillon gjithashtu me këtë shkronjë.


