Lajme jo të mira vijnë nga dy artistët e njohur këngëtarja Eneda Tarifa dhe bashkëshorti i saj prej vitesh Erjon Zhaloshja, pasi mesa duket ata i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Sipas Anabel.al ata prej kohësh nuk janë parë më nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe burimeve pranë tyre thonë se dyshja i ka ndarë si rrugët profesionale dhe ato personale.
Ata janë prej vitesh bashkëpronar të një lokali, ku Eneda këndonte çdo fundjavë muzikë live, por këtë sezon hapës të tij ajo nuk ishte e pranishme për të kënduar dhe madje as nuk u duk fare në lokal.

Ajo nuk ka shpërndarë në adresën e saj lajmërimin për fillimin e sezonit të ri të lokalit, por ka qenë e pranishme duke kënduar në një lokal tjetër konkurrent me muzikë live.
Ndërkohë ish partneri i saj ka treguar për hapjen e sezonit të ri dhe përmbi foto ka thënë se ky do të ishte një fillim i ri për biznesin e tij, ashtu siç ai ka dashur gjithmonë.

Zhaloshaj dhe Eneda janë prindër të një vajze që erdhi në jetë në vitin 2013, deri tani asnjëri nga të dy nuk ka pranuar ose mohuar fjalët për një ndarje të mundshme.



