Gazetari Ronaldo Sharka ishte së fundmi i ftuar në emisionin "Pardon my french" ku foli për eksperiencën e tij në "Big Brother VIP" dhe u ndal te Tea Trifoni.

Ai tha se habitet nga konkurrentja, e cila "ka gojë të flasë për gënjeshtra kur vetë gënjeu një Shqipëri të tërë". Kujtojmë se gjatë qëndrimit në reality show, Tea i pranoi Ronaldos se lidhja me Andin ishte lojë dhe se fotot me Beartin ishin publikuar nga vetë ajo.

“Në përgjithësisht shumë gjëra i dimë por më ka surprizuar Tea, kur ka qenë një bisedë e natës vonë dhe i thashë “Kush i nxorri fotot e tua me Beartin?” dhe ajo thjeshtë thotë: Unë. Nuk e di a e keni kapur këtë momentin. Po tha që i nxora unë, Bearti mezi po priste që t’i nxirrja ndërsa dhe Andi ishte pak a shumë në dijeni. E shikoni sa intervista kam bërë unë aty brenda.
Unë nuk e kuptoj realisht se çfarë e shqetësoi kaq shumë Tean. Realisht nuk arrij ta kuptoj se si mund të flasë një njeri për gënjeshtra kur gënjeshtra jote është gati-gati pothuajse aq e rëndë sa ajo që bëjnë personat e tjerë. U mashtrua një Shqipëri e tërë me një histori fallso dashurie, dhe aty flitet për gënjeshtra kjo është më e tmerrshme akoma", u shpreh Ronaldo.

