Nga Shqipëria / E Hënë 15 Janar 2018, 17:05

Flet nëna e Eliza Dushkut për ngacmimin seksual: Isha e pafuqishme të reagoja

Ditën e djeshme aktorja e njohur Eliza Dushku tronditi mbarë opinionin publik me deklaratën e saj se ka qenë e abuzuar seksualisht në moshën 12 vjeçare, nga njëri prej koordinatorëve të njohur Joel Kramer në Hollywood, gjatë kohës që ajo ka qenë pjesë e filmit ‘True Lies’.

Të shumta kanë qenë reagimet nga ana e publikut, të cilët fajësuan familjen e Elizës që nuk mori masa që kur ngjarja ndodhi dhe kundra kanë qenë e të tjerë të cilët bërën me faj Elizën që e kishte mbajtur të fshehur për 25 vjet këtë histori.

Por nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur edhe reagimi i nënës së Elizës, e cila është shprehur se vajza e saj e ka mbajtur të fshehur këtë ngjarje sepse ka mbrojtur atë dhe jo sepse nuk donte ti shkatërrohesh karriera.

“E pranoj gjykimin tuaj si nëna e Elizës. Jo nuk ishte karriera e saj për të cilën trembesha, sepse ajo nuk kishte aspak rëndësi për mua. Edhe unë kisha frikë nga Joel Kramer. Pas shumë vitesh unë kuptova se çfarë kishte ndodhur realisht. Në atë kohë edhe Eliza ishte shumë e frikësuar për të gjithë historinë dhe në një mënyrë mendoj se ajo më ka mbrojtur mua, sepse ajo e dinte se sa frikë kisha unë nga njerëzit e fuqishëm në sheshxhirim. Humbja e saj ishte më e keqja, por abuzimi mund të jetë edhe një rrjetë i gjerë. Unë fillova t’a kuptoja këtë shumë vite më vonë. Shumë falenderime për nënën tënde për atë që bëri për ty. Do të doja të kisha qenë edhe unë aq trime” , ka thënë nëna e Elizës një komentuesi.