Nga Shqipëria / E Martë 24 Janar 2023, 19:07

Stresi prej 3 ditësh pa bukë në BBVK: Jam i ofenduar

Stresi ka treguar se është ofenduar shumë pas një debati me Artanin në Big Brother VIP Kosova. Reperi ka treguar se prej ditësh ka qëndruar pa bukë pasi është prekur nga Artani, i cili i ka thënë se s’ka nder.

"Me thënë të drejtën jam prek nga ajo fjalë dhe mendoj që duhet ta bëjmë lojën pa prekur nderin. Kam tre ditë kam ndërruar krevat, s’kam ngrënë as bukë për fjalën s’ke nder. Bukë ka pasur, por e kam bojkotuar, kam qenë shumë i mërzitur", u shpreh Stresi.