Nga Shqipëria / E Martë 24 Janar 2023, 15:03

Eksperti: Kiara Titon e duan më shumë në Kukës, Tiranë, Elbasan

Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi, i ftuar sot në "Wake up", tha se Luiz Ejlli ka thyer rekord duke arritur gati në 1 miliard shikime. Por prapa nuk mbetet as Kiara. Madje eksperti u shpreh se Kiara është i vetmi njeri që mund ta mundë Luizin. Ai tregoi se qytetet që kërkojnë më shumë për Kiarën në Google janë Kukësi, Tirana, Elbasani.

Eksperti: Qytetet që kanë kërkuar më shumë për Kiarën janë Kukësi i pari, pastaj Tirana, Elbasani dhe të fundit Vlora dhe Shkodra. I vetmi njeri që mund ta mundë Luizi është Kiara, nëse do të dijë sesi ta mundë.