Nga Shqipëria / E Martë 24 Janar 2023, 15:03

Eksperti: Luiz Ejlli ka thyer rekordet e BBV, Shkodra, Lezha, Tirana e kërkojnë më shumë

I ftuar sot në "Wake up", eksperti i IT, Tomi Kallanxhi tha se Luiz Ejlli ka thyer rekord duke arritur gati në 1 miliard shikime. Eksperti u shpreh se një shifër e tillë nuk është arritur nga i gjithë Big Brother i vjetshëm. Më tej ai tregoi edhe qytetet që kërkojnë më shumë Luiz Ejllin në Google, ku vendin e parë sigurisht e mban Shkodra.

Eksperti: Këtë vit aq shikime sa mund të ketë arritur Big Brother i vjetshëm, e ka arritur vetëm Luiz Ejlli. Këtë vit ka ndikuar edhe Tiktok dhe i ka dhënë shumë krah emisionit për ta çuar në majë. Të gjithë prodhojnë kontent për Luizin. Imagjino fansat e Luizit janë si një staf prej 500 deri 1 mijë veta që postojnë ccdo ditë video për ty pa rrogë. Qyteti që kërkon më shumë Luiz Ejllin është Shkodra, më pas Lezha, Tirana, Durrësi. Qyteti që interesohet më pak për Luizin është Korça.