Nga Shqipëria / E Hënë 15 Janar 2018, 16:04

Fejohet këngëtarja shqiptare, lajmin e jep shoqja e saj e ngushtë

Kamela Islamaj përherë është njohur si një nga këngëtaret me zërin më potent në muzikën shqiptare, por ajo edhe pse tashmë është bërë shumë e njohur për publikun shqiptar përherë e ka mbajtur larg tij jetën e saj personale.

Para disa kohësh u bë e ditur se ajo ishte në një lidhje dhe bashkëjetonte prej 4 vitesh me të dashurin e saj me profesion DJ.

 

#4 ð??¤

A post shared by Kamela Islamaj (@kamelaislamaj) on

Por mesa duket marrëdhënia e tyre po bëhet më serioze pasi ashtu siç ka zbuluar dhe shoqja e saj e ngushtë, këngëtarja Orgesa Zaimi, Kamela është fejuar me të dashurin e saj.

Këtë gjë ajo e ka treguar në një foto të postuar në Insta Story, ku shfaqet dora e Kamelës së bashku me një unazë fejese.

“Shikoni kush u fejua” ka shkruar ajo përmbi foto.

Nuk e dimë nëse kjo gjë është një shaka mes shoqes apo Kamela së shpejti do i jap fund beqarisë.