Nga Shqipëria / E Martë 24 Janar 2023, 12:12

Luizi: Iliri ishte në hije, fitoi prej Donaldit

Banorët kanë dhënë opinionet e tyre mbi konkurrentët e vitit të kaluar. Kur u ndalën tek fituesi, Ilir Shaqiri, Luizi u shpreh se fitoren atij ia dha Donaldi. Sipas Luizit, ishte Donaldi që e bëri protagonist në lojë Ilirin.

Luizi: Mendimi im është që Iliri ka qenë si në hije. Ata që binin në sy ishin Donaldi, Arjola, Monika. Merita ose ajo që e ka bërë ta fitojë Big Brotherin Iliri ishte Donaldi. Donaldi e futi Ilirin në lojë, u duk sikur e mori nga hiçi dhe e futi në skenë dhe i dha shumë rëndësi. Opinioni jashtë pra publiku nuk ishin të gjithë me Donaldin. Ata që ishin kundra Donaldit u bënë me Ilirin. Këtu nisi përplasja mes tyre, filluan dronet, komentet, portalet. Iliri mbeti Ilir nuk ndryshoi asgjë. Qëndrueshmëia e Ilirit dhe rivaliteti me Donaldin e bëri të fitonte. Donaldi bëri gabim që i dha rëndësi. Unë mendoj që Iliri e fitoi nga Donaldi.