Nga Shqipëria / E Martë 24 Janar 2023, 02:02

Atdheu nuk e gjeti dashurinë në Përputhen, por gjeti në Big Brother VIP Kosova

Atdheu, ish-konkurrenti i famshëm i "Përputhen" prej pak ditësh ka nisur eksperiencën e tij në "Big brother VIP Kosova". Por ajo që po bie në sy gjatë këtyre ditëve është afrimiteti i Atdheut me Xhulianën.

Pothuajse në shumicën e kohës, Atdheu shihet pranë banores e madje e ka shprehur hapur pëlqimin.

Disa komentues shprehen se Atdheu e Xhuli shkojnë si çift ndërsa të tjerë shkruajnë se Atdheu ka ngatërruar Big Brother me Përputhen.

Na mbetet të presim për të parë si do shkojë marrëdhënia e tyre.