Nga Shqipëria / E Martë 24 Janar 2023, 00:12

Eleni Foureira tregon barkun e rrumbullakosur në muajt e fundit të shtatzënisë

Artistja me origjinë shqiptare Eleni Foureira po pret fëmijë me futbollistin spanjoll Alberto Botia. Eleni e mbajti shtatzëninë të fshehtë për disa muaj, por së fundmi ka vendosur të tregojë barkun e rrumbullakosur teksa ka pozuar për revistën Vogue në Greqi.

E veshur me një fustan të zi transparent kjo është intervista e parë që ajo jep pasi konfirmoi pritjen e ëmbël.

Përveç shtatzanisë Eleni në këtë intervistë ka folur edhe për vështirësitë që ka hasur në të kaluarën, fëmijërinë e saj, marrëdhënien me publikun dhe çfarë po përgatit për rikthimin në skenë.