Nga Shqipëria / E Martë 24 Janar 2023, 00:12

Disa i tmerroi e disa u pëlqeu, Doja Cat i la të gjithë gojëhapur në Javën e Modës

Doja Cat i ka lënë të gjithë të habitur me paraqitjen e saj në shfaqjen e Schiaparelli në Javën e Modës në Paris. Reperja amerikane mbante në trup e fytyrë 30,000 kristale të kuqe rubin Swarovski. 

Look-u i saj u realizua nga artisti Pat McGrath, i cili ka treguar se iu deshën gati 5 orë.

“Kënaqësi e madhe të punosh me Doja Cat për koleksionin FW23 Haute Couture të Schiaparelli-t”, shkroi McGrath në Instagram. “Durimi sublim i Dojës gjatë 4 orëve e 58 minutave që iu deshën për të krijuar pamjen, e cila ishte e mbuluar me mbi 30,000 kristale Swarovski të aplikuara me dorë, ishte frymëzuese”.