Nga Shqipëria / E Hënë 15 Janar 2018, 15:03

Pretendonte se kuronte kancerin me bikarbonat sode në Tiranë, dënohet me 5 vjet burg mjeku italian

Një mjek Italian i cili ushtronte në mënyrë abuzive profesionin e tij në një klinik në Tiranë është dënuar nga ana e Gjykatës së Romës me 5 vjet e 6 muaj burg . Tullio Simoncini ishte përjashtuar nga urdhri Mjekësor në vitin 2006, por ai vazhdonte ta ushtronte profesionin e tij në Tiranë, ku i premtonte pacientëve të sëmurë me kancer se mund ti shëronte duke përdorur bikarbonat sode.

Gjykata e Romës e akuzon për abuzim në ushtrimin e profesionit të mjekut e vrasje të qëllimshme ndaj pacientit italian 27 vjeçari  Luca Ernesto Olivotto i cili vuante nga një tumor në tru.

Ngjarja ka ndodhur më 2013 kur pacienti nga Katania e Italisë Luca Ernesto Olivotto iu nënshtrua në Tiranë kurës mjekësore antitumor me bazë bikarbonatin e sodës të ish mjekut Tullio Simoncini. Dy ditë pas kurës ai ndërron jetë.

Me heqje të dy viteve të lirisë është dënuar edhe bashkëpunëtori i tij Roberto Candini me profesion kardiolog.